
Rudolf Turkaj është në “radarin” e Vllaznisë. Lojtari e ka mbyllur me skuadrën e Laçit dhe në edicionin e ri mund të veshë fanelën e shkodranëve. Shtatlarti i fazës mbrojtëse pëlqehet shumë nga Migen Memelli, i cili ka shprehur dëshirën për të afruar në skuadër një mbrojtës.
Mungesa e Enis Hakajt krijon herë pas herë hapësira në fazën mbrojtëse të Vllaznisë. Kësisoj, Turkaj shihet si i duhuri për të plotësuar prapavijën kuqeblu.
Eksperienca në kampionatin shqiptar dhe nevoja për një mbrojtës që mund të përshtatet edhe në qendër të këtij reparti, mund ta çojnë atë te Vllaznia për sezonin e ri futbollistik.
Lini një Përgjigje