TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2025, 22:05

Vazhdojnë çmenduritë në Kupën Botës, pas biletave shtrenjtohen edhe çmimet e hoteleve; një dhomë 3300 euro

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdojnë çmenduritë në Kupën Botës, pas

Botërori 2026 po sjell një rritje të çmendur të çmimeve. Tashmë janë treguar të dhëna, që tregojnë se hotelet shkojnë deri në 3330 euro për datat 10 dhe 11 qershor. Magjia e futbollit fillon nga data 11 qershor dhe duket se në Meksikë po kalojnë çdo imagjinatë.

Netët në hotelet e vendeve pritëse tregohet se janë rritur mesatarisht me 300% të çmimeve respektive. Rritja më e madhe është te Meksiko Siti, ku flitet për 2373%.

Në anën tjetër një dhomë normalisht kushton 135 euro. Ndërkohë që shuma e përmendur 3330 euro është parë të aplikohet tani.

Por përveç çmimeve të hoteleve, edhe biletat për Kupën e Botës 2026 pritet të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohërave, pasi FIFA ka prezantuar një model të ri rishitjeje që përfshin një komision total prej 30% për çdo transaksion. Ky ndryshim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët anglezë, të cilët tashmë po përballen me çmime marramendëse për ndeshjet e fazës së grupeve.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/finalja-e-boterorit-per-eliten-biletat-shkojne-deri-33-mije-dollare-tifoze-i310703

Çmimet për ndeshjet e Anglisë kanë arritur deri në 1 mijë paund, ndërsa në faqet e dyta të rishitjes një biletë për finalen e New Jersey-it për vitin e ardhshëm shitet për afro 33 mijë paund. Tifozët thonë se ky është një çmim i papërballueshëm për ndjekjen e ekipit të tyre kombëtar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas modelit të ri të FIFA-s, çdo blerës dhe shitës paguan nga një komision prej 15% në tregun e rivendosjes, duke rritur ndjeshëm koston e biletave që zakonisht ndryshojnë disa herë pronar.

Klubi i Tifozëve të Anglisë, që numëron 27.000 anëtarë, do të marrë vetëm 8% të biletave për ndeshjet e Botërorit, rreth 3.600 në disa stadiume. Biletat e përballueshme për fazën e grupeve do të kushtojnë nga 85 paund deri në 125 paund, por numri i tyre është shumë i vogël.

Reagimet e tifozëve kanë qenë të ashpra. Riçard Uillson, tifoz i Çelsit, deklaroi: “Nuk ka asnjë mënyrë që tifozët e zakonshëm të paguajnë kaq shumë për të ndjekur Anglinë. Të gjithë e dimë çfarë përfaqëson FIFA.”

Nga ana e saj, FIFA e drejtuar nga Xhani Infantino mbron modelin e ri, duke thënë se çmimet dinamike janë praktika të zakonshme në SHBA për ngjarje me kërkesë të lartë. FIFA premton se faza e ardhshme e shitjes, që nis më 11 dhjetor, do të përfshijë oferta speciale me çmime fikse.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/nga-trump-e-infantino-tek-emrat-qe-luajne-per-here-te-pare-dhe-biletat-der-i310559 

dhomat e hotelit kupa e botës

Lini një Përgjigje