TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2026, 22:28

Sulmuesi kuqezi i shton një tjetër “yll” performancës së sotme, shënon golin e 12 sezonal dhe ‘rrit’ presionin te Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi kuqezi i shton një tjetër “yll” performancës

Bodrumspori u përball sot me Serikspor, me një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 3-0, në favor të skuadrës ku luan edhe futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 23 të Superligës turke.

Skuadra bëri më të mirën e saj pasi shënoi që në pjesën e parë, e më pas 2 gola të tjerë në atë të dytën. Padyshim protagonist edhe Taulant Seferi, i cili i dhuroi skuadrës së tij golin e tretë dhe të fundit për të përmbyllur mjaft bukur sfidën.

Sulmuesi shqiptar i shtoi edhe një "yll" tjetër performancës së tij sot, duke e çuar në 12 numrin e golave dhe në 4 atë të asiteve sa i takon 22 paraqitjeve të tij në Ligën e Parë turke. Megjithatë edhe “SofaScore” e rendit atë në mesin e më të mirëve më një notë prej 7.3.

Një paraqitje e denjë e cila duhet t’i bjerë në sy edhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, pasi Silvinjo ka kohë që nuk e grumbollon më.

taulant seferi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje