
Debutim horror për Kristjan Asllanin te Beshiktashi. Mesfushori shqiptar i zyrtarizuar ditën e djeshme te klubi turk, gjendej në stol sot për sfidën ndaj Koniasporit.
Në minutën e 76, Asllani hyri në fushë në vend të Cengiz Under, por mesfushori shqiptar qendroi vetëm 6 minuta, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit në minutën e 82.
Kur luhen minutat e fundit të takimit, Beshiktashi po fiton 2-1, por ky debutim i Asllanit do të mbahet mend gjatë për keq, për fatin e tij të keq.
???? Kristjan Asllani sent off with direct red card in first game with Beşiktaş pic.twitter.com/y20Ktkubd3
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 31, 2026
Lini një Përgjigje