
Pas dy barazimeve radhazi dhe humbjes së javës së kaluar nga Mançester Junajtid, Arsenali është rikthyer te fitorja, duke marrë fitoren e thellë 0-4 ndaj Lidsit në transfertë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 27, Noni Madueke krosoi në zonë, Martin Zubimendi shënoi me kokë, edhe pse kjo nuk është pika e tij e fortë si lojtar, por në këtë rast u tregua i saktë.
Në minutën e 38, Madueke krosoi nga këndi, portieri i Lidsit, Karl Darlou, nuk u tregua aspak i vëmendshëm dhe shënoi autogol. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Arsenalin.
Në pjesën e dytë, “Topçinjtë“ shënuan edhe dy herë të tjera me Viktor Giokeres në minutën e 69 dhe Gabriel Zhesus në minutën e 86. Pas kësaj fitoreje, Arsenali kryeson renditjen me 53 pikë, 7 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Mançester Siti dhe Aston Vila, të cilët luajnë nesër.
Në dy sfidat e tjera, Brajtoni barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Evertonit, Bërnmuthi fitoi 0-2 në transfertë ndaj Ullverhempton.
Lini një Përgjigje