TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2026, 16:41

Hezitoi të bënte testin e gjinisë; zhduket pa asnjë gjurmë volejbollistja e Dinamos, Najara Ferreira

Shkruar nga Pamfleti

Hezitoi të bënte testin e gjinisë; zhduket pa asnjë

Zhduket Najara Ferreira. Volejbollistja e Dinamos, e cila nuk bëri testin e gjinisë që i kërkohej, ka humbur çdo gjurmë që nga tetori i vitit të kaluar. Për momentin, Ferreira është e pezulluar, ndërsa ka hezituar të bëjë analizën e gjinisë.

Kjo çështje mbetet pezull dhe në Federatën e volejbollit që ende nuk ka marr një përgjigje nga klubi apo dhe vetë sportistja.

Theksojmë se që nga edicioni i ardhshëm, ky test do të bëhet nga çdo volejbolliste e cila regjistrohet në kampionatin shqiptar. Çështja ende nuk ka marrë një zgjidhje në Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe të reja të rëndësishme priten në vijim.

Braziliania u largua nga Shqipëria dhe nuk luan më për vajzat e Dinamos.

najara ferreira volejbollistja e dinamos

Lini një Përgjigje