TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2026, 16:19

Kategoria e Parë/ Pogradeci dhe Laçi nuk i ndahen Skënderbeut, Kukësi i jep debutimin e duhur trajnerit të ri

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Pogradeci dhe Laçi nuk i ndahen Skënderbeut,

Kategoria e Parë në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë katër ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 20 të saj. Tri pikë me shumë peshë siguruan Laçi, Pogradeci, Iliria e Fushë-Krujës dhe Kukësi.

Në 'Gjorgji Kyçyku', Pogradeci fitoi 3-1 kundër Korabit. Goli i parë i ndeshjes ishte i veçantë, pasi portieri i liqenorëve, Marin, asistoi 'nga porta në portë' për realizimin e Grecës. Më pas Taulant Marku barazoi në pjesën e dytë, por Pius dhe Lesai shënuan dy gola të tjerë për Pogradecin.

Në Laç ishte goli i Sandër Kalajt që i dha tri pikë vendasve kundër Luftëtarit, me bardhezinjtë që mbeten në vendin e dytë. Kukësi i dha debutimin e duhur trajnerit të ri, Bledi Kadiu, teksa goli i Ballhysës solli fitoren 1-0 kundër Besës.

Iliria e festoi me tri pikë rikthimin në stadiumin e Fushë-Krujës duke mposhtur 2-0 Apoloninë me golat e Jakubu dhe Ange.

Pas javës së 20, Skënderbeu prin renditjen me 47 pikë, ndjekur nga Laçi me pesë pikë më pak.

laçi pogradeci kukësi kategoria e parë

Lini një Përgjigje