TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2026, 15:36

Raste, emocione dhe pretendime për penallti; Flamurtari i merr pikën artë Vorës për mbijetesën

Shkruar nga Pamfleti

Raste, emocione dhe pretendime për penallti; Flamurtari i merr pikën

Vora dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi me rrjeta të paprekura.

Raste pati shumë, teksa vendasit ishin më kërkues. Ata iu afruan dy herë golit me Kasallën, ndërsa një rast të pastër e patën edhe me Adeloje. Ndërkohë që në minutën e 69 nga ana e vorakëve pati pretendime për penallti, por arbitri Jorgji tha “JO”.

Kështu, Vora mbetet në vendin e 7, teksa shkon në kuotën e 25 pikëve. Në krahun tjetër, vlonjatët ngjiten në vendin e 8 të renditjes me 19 pikë.

vora flamurtari abissnet superiore

Lini një Përgjigje