
Rei Manaj është pritur si hero nga tifozët e Sivasporit. Rikthimi i tij ka parë qindra tifozë, që të zhvendoseshin në aeroport.
FIFA zhbllokoi merkaton e klubit turk vetëm dy ditë më parë. Kështu Manaj do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi vendosi të ndajë rrugët me Sharjah.
Manaj kishte kërkuar dy mijë tifozë në aeroport për rikthimin e tij. Tashmë do të luajë në Ligën e Parë turke me klubin që synon ngjitjen përmes “play off”.
28-vjeçari u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas 6 muajsh, për të luajtur sërish me ekipin turk. Manaj kaloi dy edicione pozitive te Sivasspor, duke fituar kështu zemrat e të gjithë tifozëve.
Rey manaj resmen Sivas’ta ❤️???? pic.twitter.com/i0RXxuIUYT
— utku kulac (@UtkuKulac) January 31, 2026
Lini një Përgjigje