TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2026, 19:06

Leverkuseni bën për “3 aspirina” Frankfurtin dhe afrohet me Championsin, Hofenheimi merr fitoren e pestë radhazi në Bundesligë

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni bën për “3 aspirina” Frankfurtin dhe afrohet

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 20 në Bundesligë. Hofenheimi, ku luajnë titullarë, edhe tre yjet e Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, ka marrë fitoren e pestë radhazi duke fituar 3-1 ndaj Unionit të Berlin. Dy gola nga kroati Andrej Kramariç, një nga pika e bardhë e penalltisë i dhanë avantazhin 2-0 në pjesën e parë vendasve.

Në pjesën e dytë, miqtë shënuan një autogol në portën e tyre dhe një gol në portën kundërshtare, duke regjistruar shifrat përfundimtare 3-1. Hofenheimi renditet në vendin e tretë me 42 pikë.

Leverkusen ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-3 në transfertën ndaj Eintrahtit të Frankfurtit. Për “Aspirinat” shënuan Artur dhe Malik Tilman në pjesën e parë, për vendasit ngushtoi shifrat Robin Koh në pjesën e dytë. Aleiks Garsia vulosi fitoren 1-3 për Leverkusenin me golin e tij më minutat shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Leverkuseni renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë, një pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Lajpcigu, vend që të dërgon në Champions League. Lajpcigu bëri një hap fals, duke u mundur në shtëpi 1-2 nga Mainc.

leverkusen eintraht frankfurt hofenheim bundesliga

Lini një Përgjigje