
Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.
Verdheblutë gjëtën të parët golin me Xhonatan Lajthinë në minutën e 21, goditja e parë e tij me kokë u përplas në shtyllë, por goditja e dytë përfundoi në rrjetë. Në minutën e 24, u vështirësuan gjërat për Elbasanin, që mbeti me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të portierit Martin Janaçek, për faull jashtë zone ndaj Human.
Në minutën e 33, Elbasani pati shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por Blaise Tsague gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë sulmuesi pas një faulli brenda në zonë nga Xhuljano Skuka. Goditja e sulmuesit të Elbasanit përfundoi mbi traversë.
Në minutën e 41, Partizani barazoi shifrat. Marjus Kola kroson nga krahu i djathtë, Skuka dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Goli i avantazhit për Partizanin erdhi në minutën e 65, ku pas krosimit të Sidibe, Isgandarli gjeti golin. Gjatë festës së golit, sulmuesi azerbajxhanas u godit me sende nga tifozët e Elbasanit. Pas pak minutash sulmuesi u zëvendësua.
Në minutën e 85 ndodhi një tjetër episod i rëndë, ku mbrojtësi senegalez i Partizanit, Saliu Sembene, u rrëzua pa ndjenja në fushë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes në fushë. Mbrojtësi u përmend dhe u largua direkt nga fusha.
Në minutën e 91, Xhonatan Lajthia shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe barazoi shifrat 2-2.
Lini një Përgjigje