
Napoli ka lënë pas zhgënjimin pas eliminimit në Champions League dhe ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 23 në Serinë A.
Napoli gjeti avantazhin që në minutën e 10 me Antonio Vergara, i cili shënoi pas një topi të gjatë të portierit Aleks Meret dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes së Fiorentinës. Në minutën e 30, shtohet lista e infermierisë për Napolin, ku sot u dëmtua kapiteni Xhovani Di Lorenco, për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë, shenjat e para tregojnë për një dëmtim tejet serioz. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Napolin.
Vendasit e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë me Miguel Gutierrez. Spanjolli shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 56, Manor Solomon rihapi takimin, duke gjetur golin pas një kundërsulmi të shpejtë të Fiorentinës. Rezultati final, 2-1.
Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 18 me 17 pikë.
Lini një Përgjigje