
Bajerni i Mynihut nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 në transfertën ndaj Hamburgut, ndeshje e vlefshme për javën e 20 në Bundesligë.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 34. Fabio Vieira shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Xhoshua Kimish ndaj Remberg. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 42, kur një top i Serzh Gnabri brenda në zonë, nuk u shty dot në rrjetë nga Xhoshua Kimish, por topi përfundoi në këmbët e Herri Kejn, i cili nuk mundi të gabonte nga ajo distancë dhe barazoi shifrat 1-1.
Bajerni e nisi mjaft mirë pjesën e dytë duke gjetur golin që në minutën e parë me Luis Diaz, pas asistit të të zakonshmit Majkëll Olize. Reagimi vendasve ishte i shpejtë duke barazuar shifrat me Vuskoviç, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë, duke u treguar më i zoti se mbrojtja e bavarezëve.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida u mbyll 2-2. Bajerni i Mynihut kryeson renditjen me 51 pikë, ndërsa Hamburgu mbetet në vendin e 13.
Lini një Përgjigje