TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2026, 21:04

Të vetmin gol e anuloi VAR, Dinamo asnjë goditje në kuadrat dhe pa ide; thellohet kriza e bluve

Shkruar nga Pamfleti

Të vetmin gol e anuloi VAR, Dinamo asnjë goditje në kuadrat dhe

Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka pesë javë që nuk njeh fitoren. Sot, “Blutë” nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Bylisit, në sfidën e luajtur në “Air Albania”, e vlefshme për javën e 22 të Abisnet Superiore.

Sfida ishte shumë e luftuar, por me të dyja skuadrat shumë të pasakta para portës, teksa tentuan pa sukses goditjet nga jashtë zonës, duke çuar vazhdimisht topin në tribunë. Ndaj në fund skuadrat ndanë pikët në një barazim pa gola, që nuk ndryshon pozitat e tyre në renditjen e përgjithshme.

Dinamo mbetet në vendin e 4 me 34 pikë, tashmë të shkëputur nga tre vendet e para Vllaznia, Egnatia dhe Elbasnai me 39 pikë. Bylisi mbtet në vendin e 8 me 20 pikë.

Në dy sfidat e tjera të luajtura sot, Vora-Flamurtari u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Partizani-Elbasani u mbyll po në brazim, por 2-2.

dinamo bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje