TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 17:32

Tredhëmbësh i frikshëm në sulm, publikohet formacioni zyrtar i Kosovës në ndeshjen me Izraelin

Shkruar nga Pamfleti

Tredhëmbësh i frikshëm në sulm, publikohet formacioni zyrtar

 

“Dardanët” kanë udhëtuar në Izrael për të sfiduar vendasit, me sfidën që starton në orën 18:00. Djemtë e Zhires janë optimist se do të mund të sigurojnë 3 pikët në këtë transfertë, teksa pritet të jetë një përballje emocionuese.

Kosova nuk kursehet në këtë ndeshje vendimtare dhe nga minuta e parë është një ekip i frikshëm në sulm. Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica është tredhëmbëshi që të fut frikën. Mjafton të përmëndësh “Piratin” e Majorkës dhe e di se çfarë rreziku ke përpara. Edhe mbrojtja nuk mbetet pas me Amir Rrahmanin që po shkëlqen me Napolin dhe Leart Paqaradan në të majtë, i cili nuk ndalet me asiste në vitet e fundit.

Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Formacionet zyrtare:

Kosova (4-3-3): Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Berisha, Dreseviç, Celina, Zhegrova, Muriqi, Rashica. 

Trajner: Alen Zhires

Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Glouk, Lavi, Pretez; Haziza, Veisman, Solomon. 

Trajner: Alon Hazan

Tredhëmbësh i frikshëm në sulm, publikohet formacioni zyrtar

Lini një Përgjigje