TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 16:05

“Duhet karakter dhe b..e me Shqipërinë”, Zgibi Boniek ndez Poloninë para ndeshjes me kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet karakter dhe b..e me Shqipërinë”, Zgibi Boniek ndez

Humbja e Polonisë përballë Republikës Çeke ka kthyer ekipin e drejtuar nga Fernando Santos në një objektiv sulmesh të njëpasnjëshme të opinionit publik, por edhe figurave me shumë peshë në futbollin polak.

Edhe vetë presidenti i Federatës Polake, Cezari Kuleza, në rrjetet sociale me anë të një postim pranoi dështimin e të tijve dhe kërkoi reagim ndaj Shqipërisë në duelin e të hënës.

Nuk duhet të ndodhë kështu. Çekët janë më mirë sot dhe kjo ka pak vend për diskutim. Shpresoj për një reagim të shpejtë të hënën”,  shkruante ai pas ndeshjes.

Ndërkohë, legjenda Zbiginiev Boniek, po nëpërmjet rrjeteve sociale, ka shpjeguar se për Poloninë vështirësohet gjithçka dhe duhet të tregojë të gjithë vlerat e saj në një ndeshje të vështirë ndaj kuqezinjve.

Si mund ta marrësh veten nga kjo situatë? Duhet të fitosh (dhe nuk do të jetë e lehtë) të hënën. Duhet pak karakter dhe b*le. Kjo është koha e analizës. Tani “operacioni Shqipëria”, shkruante ai në rrjetet sociale pas disfatës 3-1 të Polonisë ndaj Republikës Çeke.

zgibiniev boniek legjenda e polonisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje