
Zbulohet shkaku i largimit të Julian Nagelsman nga drejtimi i Bajernit të Mynihut pas vendimit të papritur që mori bordi drejtues i klubit mbrëmjen e djeshme.
Bëhet fjalë për të dashurën e trajnerit 35-vjeçar, gazetare e “Bild” ndaj së cilës, yjet e skuadrës kishin dyshime se nxirrte informacione nga dhoma e zhveshjes. Në këtë mënyrë, zërat mosbesues ndaj trajnerit Nagelsman ishin rritur ndjeshëm kohët e fundit, aq sa për të mjaftuar që ai të humbiste mbështetjen e një pjese të madhe të skuadrës.
E dashura e ish-trajnerit ka reaguar duke bërë me dije se do të largohet nga puna si korrespodente e “Bild” në Mynih, por tashmë është shumë vonë, pasi trajneri gjerman është shkarkuar dhe vendin e tij e ka marrë Tomas Tuhel.
Lena Vurzenberger do të dorëzojë detyrën brenda këtij muaji dhe lajmi konfirmohet edhe nga e përditshmja më e madhe e Gjermanisë. Në fillim të marsit, skemat taktike të Bajernit dolën në faqen e parë të “Bild”, ndërsa vetë trajneri akuzoi për një “spiun” brenda dhomës së zhveshjes.
Lini një Përgjigje