TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 16:48

Sezoni i MotoGP nis me aksident të tmerrshëm, piloti Pol Espargaro “fluturon” dhe dëmton shtyllën kurrizore dhe mushkëritë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sezoni i MotoGP nis me aksident të tmerrshëm, piloti Pol Espargaro

Sezoni i MotoGP nis me një aksident të tmerrshëm që i ka kushtuar shumë shtrenjtë pilotit spanjoll, Pol Espargaro. Në pistën e Portimaos, ku po kryheshin provat e lira para Çmimit të Madh të Portugalisë, ai është rrëzuar me një përplasje që do ta lërë jashtë kësaj gare e jo vetëm.

Piloti i skuadrës KTM, Gas Gas, humbi kontrollin në kthesën e 10 të pistës dhe ra pikërisht para motorit të tij, duke përfunduar më pas në pjesën me rërë, ku pas disa rrokullisjeve me shpejtësi u përplas në gomat e rrethimit.

Provat u ndërprenë menjëherë dhe mjekët e transportuan me helikopter në spitalin e qytetit të Faro. Ai raportohet se është përmendur dhe lëviz. Por testet mjekësore kanë konstatuar një “traumë në mushkëri, frakturë të nofullës dhe në shtyllën kurrizore”, duke bërë të qartë se Espargaro do mbetet për një kohë të gjatë jashtë pistës.

pol espargaro piloti spanjoll motogp

Lini një Përgjigje