TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 17:25

Thuajse 1 mld euro merkato në 1 vit, Çelsi zhgënjen sërish, Blutë e Londrës “nuk ndezin” as ndaj Bërnmuthit

Shkruar nga Pamfleti

Thuajse 1 mld euro merkato në 1 vit, Çelsi zhgënjen

Çelsi vazhdon të zhgënjejë në Premier Ligë edhe pse ka shpenzuar rreth 1 miliardë euro në 1 vit në merkato! 
Pas asaj humbje me Notinghemit, Blutë e Londrës barazuan 0-0 ndaj Bërnmuthit në transfertë, në një sfidë jo dhe aq të këndshme për sytë e publikut. 

Levi Koluill ndezi zemrat e tifozëve të Çelsit në minutën e 51, pasi shënoi gol, por u anulua për pozicion të parregullt. Kol Palmer provoi të bënte heroin në minutën e 86, por goditja e tij u prit nga portieri. 

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në Premier Ligë për Çelsin, #teksa ata renditen në pozitën e 14 në tabelën e klasifikimit me vetëm 5 pikë të grumbulluara. 

bërnmuth çelsi premier liga

Lini një Përgjigje