TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 23:05

Barcelona “shpartallon” Real Betis në shtëpi dhe merr kryesimin, ndaj rivalëve shënojnë të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona “shpartallon” Real Betis në shtëpi dhe merr

Barcelona nuk fal dhe “shkatërron” me goleadë skuadrën e Betis. Në ndeshjen e radhës në La Liga, ekipi i Çavit ishte i papërmbajtshëm në fushë, duke fituar 5-0 para spektatorëve të vet.

Pjesa e parë dhuroi golat e Zhoao Feliks dhe të zakonshmit Levandovski. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Torres, Rafinja dhe Kanselo.

Me këtë rezultat, Barcelona kryeson kampionatin me 13 pikë, ndërsa Betis renditet në vendin e 9.

barcelona real betis la liga

Lini një Përgjigje