TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 22:52

Napoli “zgjohet vonë” dhe shmang humbjen, të kaltërit shpëtojnë nga disfata e dytë radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Napoli “zgjohet vonë” dhe shmang humbjen, të kaltërit

Pas humbjes ndaj Lacios në shtepi, Napoli ndalet sërish dhe këtë herë shmang disaftën e radhës, duke barazuar ndaj Xhenoas ne “Luigi Ferraris”, teksa ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 76.

Skuadra e drejtuar nga Alberto Xhilardino gjeti dy gola me anë te Banit në pjeseën e parë dhe më pas dyfishoi me Reteguin në pjesën e dytë. Megjithatë, Napoli reagoi edhe falë ndërrimeve.

Ishte Raspadori që ngushtoi shifrat në minutën e 76, ndërsa Politano vendosi përfundimisht ekuilibrat në minutën e 84. Arbitri i katërt akordoi 5 minuta shtesë, 5 minuta shpresë për Napolin për të arritur te fitorja, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kampionët e Italisë renditen në vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Xhenoa e sheh veten në vendin e 12 me 4 pikë.

napoli xhenoa seria a

Lini një Përgjigje