TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 22:02

Lexhia i falet Ernest Muçit, sulmuesi shqiptar gjen rrjetën dhe “shfryn” nervat te kundërshtarët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lexhia i falet Ernest Muçit, sulmuesi shqiptar gjen rrjetën dhe

Ernest Muçi gjen sërish rrugën e rrjetës me Lexhian e Varshavës. Talenti shqiptar, tundi rrjetën në minutën e 69, në duelin ndaj Piast Glivices, duke vendosur baraspeshën. 

Me një gjuajtje nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga devijimi, Muçi arriti të realizonte, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lexhias.

Kujtojmë që skuadra e sulmuesit shqiptar, mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 42, pas daljes së Joseut, me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që vendasit shënuan në minutën e 45+5 me anë të Krykun.  Ky ishte goli i tretë për Ernest Muçin në 6 duelet e aktivizuara në kampionat. 

ernest muçi sulmuesi shqiptar lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje