TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 20:27

FSHF-ja publikon kalendarin për 4 javët e ardhshme të Superiores, ja kur luhet derbi dhe ndeshja e prapambetur

Shkruar nga Pamfleti

FSHF-ja publikon kalendarin për 4 javët e ardhshme të Superiores,

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”, nga java e 5 e deri në javën e 8.

Ndeshjet e javës së pestë do të luhen të ndara në dy ditë dhe konkretisht më 22 dhe 23 shtator, duke nisur me sfidën Tirana-Erzeni dhe do të mbyllet me duelin Vllaznia-Teuta mbrëmjen e së dielës së javës së ardhshme.

Ndërkaq, ndeshjet e javës së gjashtë do të luhen po të ndara në tre ditë në datat 26, 27 dhe 28 shtator, duke nisur me derbin Partizani-Tirana në orën 19:00 e për të kompletuar çiftet e javës me takimin Laçi-Dinamo.

Ndeshjet e javës së shtatë luhen në datat 1 tetor dhe 2 tetor, teksa ndeshja e shtyrë e javës së parë të kampionatit Partizani-Teuta është vendosur të luhet më datën 4 tetor, në orën 15:00.

Ndërsa, ndeshjet e javës së tetë do të zhvillohen të ndara po në tre ditë, në datat 6, 7 dhe 8 tetor, duke nisur me Egnatia-Dinamo e duke u mbyllur më 8 tetor.

Nga nesër e deri të martën në tre ditë luhen të gjitha ndeshjet e javës së katërt.

Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve.

FSHF-ja publikon kalendarin për 4 javët e ardhshme të Superiores,

FSHF-ja publikon kalendarin për 4 javët e ardhshme të Superiores,

FSHF-ja publikon kalendarin për 4 javët e ardhshme të Superiores,

 

fshf kalendari i superiores

Lini një Përgjigje