
Derbi i Milanos flet për Interin. Zikaltërit kanë mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Milanin dhe kanë marrë të vetëm kryesimin e Serisë A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi e pa veten në avantazh që në minutën e 6 me Mkitarjan që u shërbye në zonë nga Dimarko. Kuqezinjtë protestuan për një faull nga Turam ndaj Teo Hernandet në nisje të aksionit, por VAR-i konfirmoi golin.
Në minutën e 38, Interi dyfishoi shifrat me Markus Turam. Kundërsulmi i zikaltërve me sulmuesin francez, i cili mori topin në të majtë dhe me një diagonale gjeti trekëndëshin dhe festoi si Ikardi.
Në minutën e 58, Milani ngushtoi diferencën. Leao me shpejtësinë e tij arriti të linte pas mbrojtësit e Interit dhe i vetëm përballë portierit Zomer dërgoi topin në rrjetë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
11 minuta më vonë, zikaltërit gjetën golin e tretë sërish me Mkitarian. Lautaro lëvizi mirë nga e djathta dhe hyri në zonë, duke kërkuar hapësirë, teksa pasoi për futbollistin armen, i cili goditi dhe gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 79, Interi katërfishoi shifrat. Çalhanollu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 90+3, Fratezi realizoi golin e 5 për të tijtë.Në këtë derbi pati edhe minuta për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 80 të sfidës.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Milani renditet në vendin e 3 me 9 pikë.
Lini një Përgjigje