TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 21:34

Vedat Muriqi bën heroin në La Liga, sulmuesi gjen golin e parë sezonal dhe udhëheq Majorkën drejt 3 pikëve të para (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vedat Muriqi bën heroin në La Liga, sulmuesi gjen golin e parë

Mjaftoi një gol i Vedat Muriqit për t’i dhënë 3 pikët Majorkës në transfertën e Selta Vigos.

Sulmuesi devijoi saktë topin në minutën e 85, pas asistit të Rodriguez. Ky ishte suksesi i parë në 5 javë për ekipin e Muriqit, që është ngjitur në kuotën e 5 pikëve.

Për shqiptarin e Kosovës, ky ishte goli i parë në këtë sezon të La Ligës, ndërkohë që edicionin e kaluar shënoi 15 gola në 35 ndeshje. 

Më parë, ai ka luajtur në Turqi për Rizerspor dhe Fenerbahçe, përpara se të transferohej te gjigandët e Lacios. Muriqi vjen te ky gol pas dy ndeshjeve të luajtura me përfaqësuesen e Kosovës. Në të parën, ndaj Zvicrës realizoi dy gola, ndërsa në të dytën ndaj Rumanisë, takimi për të zgjati vetëm 45 minuta, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

vedat muriqi sulmuesi kosovar majorka

Lini një Përgjigje