TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 15:53

E pabesueshme në La Liga, futbollistët e Las Palmas dalin për kafe dhe humbasin avionin

Shkruar nga Pamfleti

E pabesueshme në La Liga, futbollistët e Las Palmas dalin për

Aventurë e pakëndshme për skuadrën e Las Palmas. Klubi i La Ligës është përballur me një telash të pazakontë para sfidës së sotme ndaj Seviljes, pasi një pjesë e futbollistëve kanë humbur avionin për shkak se kanë dalë për kafe, duke u bërë objekt talljesh në rrjet nga tifozët. 

Klubi i Las Palmas kishte organizuar udhëtimin në darkën e së shtunës për sfidën e sotme që luhet në Sevilje dhe udhëtimi do të bëhej me tranzit në Madrid. Në fillim lojtarëve u tha se do të kishte një vonesë në nisjen e avionit dhe një grup prej 15 futbollistësh dhe 2 fizioterapistë shkuan në një nga lokalet e njohura të aeroportit të Gran Kanarie. 

Ata u vonuan për t’u paraqitur më pas në check-in dhe humbën avionin me të cilin pjesa tjetër e ekipit udhëtoi fillimisht drejt Madridit e më pas drejt Seviljes. Sigurisht klubi u vu në lëvizje dhe u detyrua të organizonte një udhëtim charter për futbollistët që kishin mbetur në aeroport, në mënyrë që edhe ata të mbërrinin në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sevilje. 

las palmas la liga

Lini një Përgjigje