TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2024, 16:44

“The Sun” konfirmon largimin e Brojës nga Chelsea/ Sulmuesi shqiptar mund të huazohet në janar, por ka një kusht!

Shkruar nga Pamfleti

“The Sun” konfirmon largimin e Brojës nga Chelsea/ Sulmuesi

Armando Broja duket gjithmonë e më afër largimit nga Chelsea, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që tashmë nuk është më në planet e “Bluve”.

Siç raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, duket se drejtuesit e klubit nga Londra më në fund kanë marrë një vendim për të ardhmen e 22-vjeçarit kuqezi.

Sipas saj, Chelsea do ta lërë Brojën  të largohet në janar i huazuar, por vetëm me një kusht, nëse shitet verën e ardhshme për plot 40 milionë euro. Deri tani për të janë interesuar West Ham, Fullham, Wollverhempton dhe së fundmi Aston Vila.

“The Sun” konfirmon largimin e Brojës nga Chelsea/ Sulmuesi

broja

Lini një Përgjigje