TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 21:35

Kristian Shpendi “shpërthen” në Itali, sulmuesi i “Shpresave” realizon tripletë brenda 7 minutave

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi “shpërthen” në Itali, sulmuesi i

Kristian Shpendi vazhdon formën e mirë. Sulmuesi i “Shpresave” kuqezi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Çezena, po luan momentalisht përballë Potenderas.

Çezena po kryeson 3-0, teksa të tre golat i ka shënuar sulmuesi shqiptar. Si fillim ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21, 5 minuta më vonë dyfishoi shifrat, teksa në minutën e 28 realizoi edhe golin e tretë.

Shpendi po kalon “formën e jetës” në këtë sezon, ku deri më tani ka shënuar plot 12 gola.

kristian shpendi sulmuesi i kombëtares shpresave çezena

Lini një Përgjigje