TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 17:39

Dortmundi merr fitoren e dytë radhazi, mposht me “poker” Këlnin dhe shfaqet i frikshëm në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi merr fitoren e dytë radhazi, mposht me “poker”

Borusia e Dortmundit koleksionon fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Verdhezinjtë mundën 0-4 Këlnin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli. Një skemë perfekte u shndërrua në gol nga Doniell Malen, i cili u shërbye tokazi prej Brand, nga goditja e këndit.

Të besuarit e Terziç vendosën 3 pikët në kasafortë në minutën e 58, teksa siguruan fitoren me golin e Fulkrug, nga pika e bardhë e penalltisë. Malen kompletoi dopietën, pak minuta më vonë. Jusufa Mukoko shënoi emrin në listën e golashënuesve, me golin e tij në fund.

Dortmundi fiton pozicione të rëndësishme në tabelë, tani renditet në vendin e pestë me 33 pikë. Këlnni renditet në vendin e parafundit.

borusia e dortmundit këlni bundesliga

Lini një Përgjigje