
Interi thyen me rezultatin e pastër 3-0 Lacion dhe “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë aty ku do të përballet me Napolin.
Ekipi i Simone Inzagit ishte perfekt në këtë mbrëmje, duke mos e vendosur ndeshjen asnjë moment në dyshim.
Në minutën e 17 ishte Turam që kaloi zikaltërit në avantazh pas një asisti nga Dimarko. Interi nuk e uli ritmin në asnjë moment duke flirtuar me golin e dytë, por fati nuk ishte me Barelën që në minutën e 37 goditi traversën.
Në minutën e 49 të pjesës së dytë, zikaltërit fituan një 11-metërsh.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Çalhanoglu u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Për të mbyllur llogaritë me Lacion mendoi Fratezi në minutën e 89, duke shënuar dhe golin e tretë. Asllani dhe Hysaj, dy legjionarët kuqezi, u aktivizuan si zëvendësues pas minutës së 80.
Me një goditje nga jashtë zonës, Asllani tentoi të gjente rrjetën. Portieri i Lacios u tregua i vëmendshëm duke e devijuar topin në goditje këndi.
Për Lacion mund të permendet vetëm 1 gol i anuluar, pasi nuk patën asnjë goditje tjetër në portë. Zhgënjim total nga djemtë e Mauricio Sarrit.
Lini një Përgjigje