TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2024, 20:59

Edhe pretendentët për Champions kërkojnë Armando Brojën, shtohet lista e ekipeve angleze që duan “shqiponjën” kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Edhe pretendentët për Champions kërkojnë Armando

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në Premier Ligë që nga momenti kur u mësua se Çelsi është gati të shesë futbollistin. Blutë i kanë vënë një çmim prej 50 milionë paund kartonit të tij, por kjo për momentin nuk ka zbehur interesin për futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Uest Hemi, Fullhemi dhe Ullvërhemptoni janë përmendur prej kohësh si skuadrat e interesuara për Brojën, pasi e shohin si alternativë të vlefshme për repartin e prapavijës së tyre. Por tashmë gazetari i “GIVEMESPORT’, Ben Xhakobs, ka bërë të ditur se edhe një emër i rëndësishëm në këtë sezon në futbollin anglez po sheh me interes lojtarin.

Sipas tij, Aston Vila e drejtuar nga Unai Emeri, e sheh Brojën si alternativë për repartin e avancuar, pasi do të shesë në janar Xhon Duran. Aston Vila është aktualisht në katërshen e parë të kampionatit anglez dhe pretendon të sigurojë një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e  ardhshëm. Kjo padyshim do të ishte një mundësi e artë për Brojën nëse largohet nga Çelsi, pasi me Aston Vilën, do të kishte thuajse të garantuar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane në sezonin e ardhshëm, pa harruar faktin se aktualisht kjo skuadër ka kaluar në fazën me eliminim direkt në Ligën e Europës.

 

 

armando broja sulmuesi shqiptar aston vila

Lini një Përgjigje