
Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi arritën të linin gjurmë në ndeshjen e tyre debutuese me fanelën e Rapidit të Bukureshtit.
Në minutën e 43, në duelin ndaj Universitatea Kraiova, ish-bomberi i Tiranës, Hasani, dhuroi një asist për Ermal Krasniqin, që me një gjuajtje të kalibruar përshëndeti rrjetën e portierit kundërshtar duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.
Fakti interesant është se sulmi i Rapidit u formua i gjithi nga lojtarët shqiptarë të Kosovës, bëhet fjalë për treshen Krasniqi-Hasani-Rrahmani.
Ermal Krasniqi scores in his debut for Rapid against FCU Craiova
— Dardanianfan (@Dardanianfan1) January 19, 2024
Assist by Florent Hasani ???????????????? pic.twitter.com/2thn8faTYJ
Lini një Përgjigje