TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2024, 18:24

Dani Alvesh gati për një version të pestë të ngjarjeve, ish-futbollisti i Barcelonës i dehur dhe i pavetëdijshëm

Shkruar nga Pamfleti

Dani Alvesh gati për një version të pestë të ngjarjeve,

Në funksion të gjyqit për sulm të dyshuar seksual, Dani Alvesh duket se ka vendosur të ndryshojë përsëri versionin e tij (i pesti për të qenë të saktë).

Sipas “El Periódico”, ish-futbollisti do të kishte vendosur të mbështeste teorinë e dehjes, për të demonstruar se ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme.

Nga ana e mbrojtjes janë bërë disa tentativa për të liruar nga burgu ish-futbollistin, aq sa Dani e ka ndryshuar tashmë katër herë historinë.

Avokati i tij i ri, Ines Guardiola, po përpiqet të paraqesë një deklaratë të re, sipas së cilës braziliani ka qenë nën efektin e alkoolit (prandaj i paditur për veprimet e tij) në natën e famshme ku dyshohet se ka abuzuar me një vajzë në një klub nate.

Personat më të afërt me ish-lojtarin e Barcelonës kanë raportuar se avokatët e Alvesh do të kërkojnë lirimin e tij sepse ai është i pafajshëm.

Megjithatë, çështja e dehjes mund të konsiderohet si rrethanë lehtësuese, pra në rast të dënimit të çojë në ulje të dënimit.

Për të vërtetuar gjendjen e dehjes së Danit, do të ishte një faturë blerjeje për pijet e konsumuara nga grupi i tij atë mbrëmje.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi siç njofton “El Periodico”, në gjyqin ndaj Alvesh do të dëshmojë edhe Joana Sanz, me propozimin e mbrojtësve të lojtarit.

Modelja dhe ish-bashkëshortja e Alvesh do të duhet të sqarojë nëse futbollisti kishte probleme me alkoolin dhe nëse kishte vënë re shenja dehjeje atë mbrëmje gjatë telefonatës së tyre të fundit.

dani alvesh ish-futbollisti i barcelonës

Lini një Përgjigje