
Kriza e rezultateve të Kukësit vazhdon, me verilindorët që kësaj radhe janë mposhtur me rezultatin 1-4 nga Egnatia në shtëpi, në sfidën hapëse të javës së 20 të Abissnet Superiore.
Malota, Fernando dhe Gjata ishin ata që vendosën sfidën që në pjesën e parë, me rrogozhinasit që gjetën tre herë rrugën e rrjetës.
Në pjesën e dytë verilindorët ishin më kërkues për të bërë mrekullinë, me Rashitin që gjeti rrjetën në minutën e 80, por 9 minuta më vonë ishte radha edhe e Montengeros, me sulmuesin e sapoardhur që shënoi golin e parë me fanelën e rrogozhinasve.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 9 me 19 pikë të grumbulluara.
Lini një Përgjigje