
Napoli është kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë, pasi triumfoi 3-0 ndaj Fiorentinës në “KSU Stadium” të Riadit. Kampionët e Italisë vendosën ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22, duke zhbllokuar ndeshjen me sulmuesin argjentinas, Simeone.
Fati nuk ishte me skuadrën violë në pjesën e parë. Goli i Beltran në minutën e 27 u anulua për shkak se u konsiderua pozicion i parregullt, ndërsa Ikone dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 44. Në disavantazh, djemtë e Italianos provuan të barazonin shifrat, pasi nuk kishin asgjë për të humbur.
Të besuarit e Maxarit dyfishuan shifrat me Zerbin. Sulmuesi italian shfrytëzoi në maksimum një asist të Di Lorencos, gjatë zhvillimit të një goditje këndi. Një gol shumë i ëmbël për të, pasi është i pari me fanelën e Napolit. Nuk kishte përfunduar ende spektakli blu, pasi Zerbin kompletoi dopietën. Napoli në finale do të përballet me fituesin e çiftit Lacio-Inter.
Lini një Përgjigje