TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2024, 21:12

Çelsi mbron “investimin” me truproja, Blutë e Londrës, punësojnë kompani sigurie për të ruajtur 16-vjeçarin në Ekuador

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi mbron “investimin” me truproja, Blutë e

Çelsi po fokusohet shumë te disa të rinj që së shpejti mund të rimëkëmbin klubin londinez duke e nxjerrë nga periudha e vështirë, me Blutë që ndodhen larg vendeve të para në Premier Ligë dhe ëndrrave europiane.

Ata janë Moises Kaisedo dhe Kendri Paez, të dy yjet e futbollit ekuadorian.

Nëse për të parin e ardhmja te Blutë ka nisur tashmë me transferimin rekord nga Brajtoni në verën e vitit 2023, për të dytin, vetëm 16-vjeç, do të duhet të presim edhe disa vite të tjera, duke mbetur në Ekuador në pritje të moshës madhore.

Por ndërkohë, Çelsi ka zgjedhur të mbrojë “investimin” e saj: ka vendosur të paguajë truproja 24 orëshe për të dhe familjen e tij, duke pasur parasysh përshkallëzimin e dhunës në vendin e Amerikës së Jugut.

Paez luajti edhe në Kupën e Botës U-20, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e këtij turneu dhe më pas debutoi me kombëtaren e parë për kualifikueset e Botërorit 2026.

E gjithë kjo i ka dhënë atij një popullaritet të jashtëzakonshëm në Ekuador, duke e ekspozuar ndaj një shikueshmërie të madhe, e cila tashmë ka alarmuar Çelsin përballë konfliktit të armatosur brenda vendit që po përhapet në këtë periudhë, me rekordin e trishtë historik të numrit më të madh të vrasjeve, të arritura në fund të vitit 2023.

kendri paez futbollisti ekuadorian çelsi

Lini një Përgjigje