TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2024, 19:15

Sulmuesi shqiptar i jep fund me ekipin turk, 28-vjeçari largohet pa provuar “shijen” e golit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar i jep fund me ekipin turk, 28-vjeçari largohet pa

Arbër Zeneli nuk do të jetë më pjesë e Adana Demirspor. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i ka dhënë fund aventurës së tij në elitën e futbollit turk, pas vetëm disa muajsh.

Kujtojmë që Zeneli u transferua tek Adana Demirspor në muajin shtator të vitit 2023, teksa me klubin turk luajti 13 ndeshje, ku gjeti vetëm një asist pa e provuar asnjëherë “shijen” e golit.

Edhe pse kontrata e shqiptarit ishte e vlefshme deri në vitin 2027, ai vendosi të ndërpresë bashkëpunimin. Tashmë 28-vjeçari është lojtar i lirë dhe po shqyrton pista të mundshme ku mund të vazhdojë karrierën.

arbër zeneli sulmuesi i përfaqësues së kosovës adana demirspor

Lini një Përgjigje