TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2024, 21:34

Barcelona shmang surprizën, përmbys ekipin e Ligës së Tretë dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Mbretit

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona shmang surprizën, përmbys ekipin e Ligës së

Barcelona ka kaluar fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, pasi triumfoi 1-3 ndaj Unionistas. Skuadra modeste e Kategorisë së Tretë në Spanjë e nisi mirë takimin, duke vendosur në vështirësi katalanasit.

Madje, vendasit morën epërsinë në minutën e 31 me Gomez. Të besuarit e Çavit ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 45 me Ferran Torres.

Barcelona përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë me golin e Kunde. Për t’i dhënë goditjen përfundimtare kundërshtarit mendoi Balde, i cili dërgoi shifrat në 1-3 në minutën e 73.

Barcelona është një nga skuadrat pretendente të kompeticionit.

Vlen të theksohet fakti Unionistas, klub i rrallë në pronësi të tifozëve, regjistroi 5 gjuajtje në kuadratin e Barcelonës, duke zhvilluar një paraqitje dinjitoze. 

barcelona unionistas kupa e spanjës

Lini një Përgjigje