
Zhoze Murinjo thuhet se ka rënë dakord të bëhet trajneri i ri i skuadrës së Arabisë Saudite, Al-Shabab. “Special One” u shkarkua nga Roma në fillim të kësaj jave pas një ecurie zhgënjyese në Serinë A.
Ausat pretendon se Murinjo pati një takim m me drejtorin sportiv, Dominiko Tite përpara se të pranonte verbalisht të bëhej trajneri i tyre i ri.
Murinjo thuhet se do të fluturojë në Riad në ditët në vijim për të finalizuar kushtet e marrëveshjes së tij të re.
Ish-trajneri i Çelsit, Mançester Junajtid dhe Totenhemit me sa duket i bëri përshtypje Tite me njohuritë e tij për projektin sportiv saudit. Al-Shabab nuk e ka fituar titullin për 12-vjet, ndërsa trofeu i tyre i fundit erdhi një dekadë më parë në Kupën e Mbretit Saudit.
Dhe Murinjo thuhet se u zotua t’i kthejë ata në krye duke mbushur skuadrën me lojtarët më të mirë ndërkombëtarë në një merkato me super shpenzime.
Vitin e kaluar ai pranoi se do të shkonte në Lindjen e Mesme.
Murinjo u shpreh: “Unë do të shkoj në Arabinë Saudite një ditë, jam i bindur se do të punoj atje. Nuk e di kur, por jam shumë i sigurt për këtë. Askush nuk e di të ardhmen time, por unë patjetër do ta bëj këtë”.
Al-Shabab renditet në vendin e 11 në kampionatin saudit me 21 pikë të grumbulluara në 19 javë.
Kjo skuadër në datën 24 janar ka programuar një ndeshje miqësore kundër Romës, ish-skuadrës së “Special One”.
Lini një Përgjigje