
Legjenda e Liverpulit dhe ish-lojtari i Real Madridit, Majkëll Ouen ka folur në shtypin anglez për sëmundjen e pashërueshme që pësoi djali i tij 17-vjeçar, e cila e la atë klinikisht të verbër dhe e detyroi të hiqte dorë nga futbolli.
Xhejms Ouen ëndërronte të bëhej futbollist, derisa u diagnostikua me sëmundjen e Stargardt në moshën 8-vjeçare.
Shikimi i të riut u përkeqësua gradualisht gjatë viteve të adoleshencës dhe ai aktualisht është "klinikisht i verbër".
"Njerëzit presin që unë të luaj futboll dhe dikur e shijoja shumë. Por më vonë gjendja u rëndua deri në pikën ku ishte shumë e vështirë të dije, se ku ishte topi. Unë me të vërtetë pushova së shijuari lojën, sepse doja të isha më i miri,"- shpjegon djali i Majkëll Ouen në 'Mail Sport'.
"Kur isha më i ri më vinte shumë keq për veten time. Mendova 'pse unë?' Nuk mund të ngas makinën, nuk mund ta bëj këtë, nuk mund ta bëj atë... Por të jesh i mërzitur për këtë nuk do të ndryshosh ndonjë gjë, kështu që më mirë të vazhdoj përpara”,- tha Xhejms, i cili ëndërron: “Kam biznesin tim dhe të mbështes familjen time në të ardhmen”.
Majkëll Ouen tregon se si e përjetoi sëmundjen e djalit të tij: "Ai po bërtiste nga dhimbja. Ju vetëm mendoni pse?"
Majkëll Ouen rrëfen në një bisedë me Ketrin Bet, se "kur dikush vjen te ju në pub dhe ju pyet 'a luan djali juaj?' ju thjesht dëshironi të ndryshoni temën. Kjo ndoshta ka qenë gjëja më e vështirë ndër vite".
EXCLUSIVE ????
— Mail Sport (@MailSport) January 18, 2024
Michael Owen opens up on his son's incurable condition that has left him clinically blind and forced him to give up on football ????️
✍️ @KathrynBatte
Tap to read more ????
“Topi i Artë” i vitit 2001 kujton se "kur Xhejms ishte shumë i ri dhe sytë e tij ishin ndoshta më të mirë se tani, fushat ishin më të vogla dhe gjithçka ishte shumë më afër, kështu që ai mund ta shihte topin më mirë... ishte shumë, shumë mirë. "I thashë babait tim, gruas sime dhe të gjithëve, 'Ai ka një shans të mirë për të qenë futbollist'. Por sapo u diagnostikua, ai u ndal gradualisht. Ai e përballoi mirë."
Lidhur me trajtimet mjekësore që duhej t'i nënshtrohej djali i tij, Majkëll Ouen tha se nuk ishte aspak e lehtë. "Unë marr anën pozitive të çdo gjëje. Kam shumë për të qenë krenar sepse Xhejms është bërë një djalë brilant",- tha Majkëll Ouen, i cili me djalin e tij do të zhvillojë dokumentarin "Futbolli është për të gjithë" që do të publikohet më 30 janar në “TNT Sports” për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen Stargardt.
Akademia Amerikane e Oftalmologjisë e përkufizon sëmundjen Stargardt si "një sëmundje e syve, që shkakton humbje të shikimit te fëmijët dhe të rinjtë. Është një sëmundje e trashëguar".
Simptomat janë një humbje e ngadaltë e shikimit qendror në të dy sytë, njolla gri, të zeza ose të paqarta në qendër të shikimit, ndjeshmëria ndaj dritës dhe verbëria e ngjyrave.
Lini një Përgjigje