TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2024, 20:12

400 mln euro për katër vjet, Mbape “mbulohet” me para nga PSG: Meritoj çdo qindarkë, nuk po vjedh asnjë

Shkruar nga Pamfleti

400 mln euro për katër vjet, Mbape “mbulohet” me para nga

Ndërsa të gjithë tifozët pyesin veten se ku do të luajë sezonin e ardhshëm Kilian Mbape, ky i fundit është shfaqur protagonist në një intervsitë speciale në “France 2”. Sulmuesi i PSG foli për shumë tema, por u ndal specifikisht te fitimet që ai merr.

Francezi ka besim të plotë te potenciali i tij dhe duke qenë se është një nga lojtarët më të paguar në botë, ai thotë se e meriton çdo qindarkë që fiton dhe se nuk po “vjedh” asnjë.

Unë edhe kur isha në moshën 12-vjeçare e dija mirë se sa para qarkullohet në futboll. Unë e meritoj çdo qindarkë që fitoj, besoj se nuk po vjedh askënd apoi jo? Kështu funksionon bota në ditët e sotme”, është shprehur Kilian Mbape.

Ndërsa preku të ardhmen e tij, Mbape hodhi një bombë të madhe, duke zbuluar se PSG do i kishte bërë një ofertë krejtësisht të çmendur sulmuesit:

"Nëse zgjedhja, e marrë nga nëna e tij, është një zgjedhje parash, Parisi nuk ka rivalë. Parisi i ofroi 400 milionë euro për katër vjet. Ai fiton, sipas asaj që thotë në dokumentar, sot 100 milionë euro me të gjitha të ardhurat së bashku. Parisi është gati t'i ofrojë 100 milionë në vit rrogë. Ky është informacioni.

Unë nuk e kam lexuar kontratën, por kjo është ajo që më është konfirmuar nga një burim i mirë,"- u shpreh ai duke i befasuar të gjithë. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të konfirmohet dhe nëse djaloshi nga Bondi të reagojë pas kësaj oferte totalisht të çmendur!

kilian mbape sulmuesi francez psg

Lini një Përgjigje