
Dy gola të shënuar nga Matias Lloci brenda pak minutash në fundin e ndeshjes i kanë siguruar Teutës një barazim të vlefshëm për moralin përballë Tiranës në ndeshjen e javës së 20 të Superiores.
Durrsakët, të cilët gjenden në vendin e fundit në klasifikim, kërkonin medoemos pikë dhe luajtën në sulm përballë bardhebluve, por u ndëshkuan nga goli i Lushkjes në pjesën e parë dhe pastaj ai i Abazajt në fillimin e pjesës së dytë.
Por skuadra vendase nuk hoqi dorë nga sulmet dhe pas shumë tentativash, shënoi me zëvendësuesin Matias Lloci duke hapur fillimisht sfidën e më pas barazuar rezultatin me dy gola të shpejtë.
Ekipi i Martinit kërkoi edhe golin e fitores, përballë bardhebluve të cilët e mbyllën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Dokës. Megjithatë, shifrat nuk ndryshuan më deri në fund dhe kështu, skuadrat ndanë pikët me një rezultat që i bën më shumë punë për moralin ekipit durrsak.
Lini një Përgjigje