TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2024, 21:23

U pagëzua nga Alban Bushi si “Demollari” i ri, talenti shqiptar realizon golin fantastik (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U pagëzua nga Alban Bushi si “Demollari” i ri, talenti shqiptar

Fulham U-21 ka rrëmbyer kryesimin e grupit në Kupën Ndërkombëtare të Premier Ligës, pasi mposhtën AS Monakon me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, ku protagonist ishte talenti shqiptar, Adrion Pajaziti, i cili shënoi golin e parë në minutën e 20. 

Pas shumë dëmtimeve të kaluara, Pajaziti u kthye te goli, duke bërë diferencën. Talenti shqiptar, i cili u pagëzua nga Bushi si “Sulejman Demollari i ri”, la prapa 3 lojtarë të Monakos dhe me një pasim, ndoqi aksionin dhe më pas shënoi në mënyrë perfekte.   

Pajaziti qendroi në fushë për 75 minuta, teksa më pas u ndërrua nga trajneri, për shkak se vinte nga dëmtimi dhe ende nuk ka minuta të plota në këmbët e tij. 

adrion pajaziti talenti shqiptar fulham

Lini një Përgjigje