TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 17:17

Igli Tare takohet me Guardiolën, biondi vlonjat kërkon të bëjë emër si trajner ashtu si miku i tij te Mançester Siti? (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare takohet me Guardiolën, biondi vlonjat kërkon të

Igli Tare është padyshim një nga shqiptarët më të suksesshëm në arën e futbollit Europian, teksa arriti të linte gjurmë si futbollist dhe si drejtor sportiv me skuadrën e Lacios.

Në vitin 2001, kalimi në Itali te Breshia, ishte çelësi i suksesit për biondin vlonjat, i cili pati fatin të ishte shok skuadre më yje të futbollit italian dhe jo vetëm si Roberto Baxhio, Pep Guardiola, Andrea Pirlo, Luka Toni etj.

Duket se Tare i ruan relatat me ish-shokët e skuadrave, teksa së fundmi ka publikuar në rrjetin e tij social, një foto me Pep Guardiolën, i cili është një nga trajnerët më të mirë në botë, duke korrur suksese të mëdha me Mançester Sitin. 

Mos ndoshta Igli Tare po kërkon të ndjekë hapat e Pep dhe të bëjë emër si trajneri ashtu siç po bën miku i tij te Mançester Siti? Kjo mbetet për t’u parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Igli Tare (@igli_tare_official)

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios pep guardiola

Lini një Përgjigje