
Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Erzenit në javën e 20 të Abissnet Superiore, duke marrë fitoren e 5 radhazi.
Sfida e luajtur në Rrogozhinë ishte e fortë, me shkodranët që ishin ata që provuan më së shumti në pjesën e parë, ku kishin dhe pretendime për penallti.
Polemika kishte dhe në të dytën, pasi u deshën 7 minuta për të vendosur një rast të diskutueshëm mes Balajt dhe Atandës për një tjetër 11-metërsh, por Ferataj nuk e konsideroi si të tillë.
Gjithsesi, në minutën e 87 ishte Stojanoviç, i cili përfitoi nga një kontroll jo i mirë i topit i portierit Puja dhe e dërgoi në rrjetë.
Kështu Vllaznia parakalon Tiranën në vendin e tretë dhe shkon në kuotën e 32 pikëve, duke u shkëputur nga ndjekësit për zonën e “Final 4”, ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në vendin e 8 me 22 pikë, ku rrezikon rënien nga kategoria.
Lini një Përgjigje