TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 13:27

Kushtet e këqija atmosferike, shtyhet Skënderbeu-Dinamo dhe një ndeshje e Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Kushtet e këqija atmosferike, shtyhet Skënderbeu-Dinamo dhe një

FSHF njofton se ndeshjet Skënderbeu-Dinamo e Superiores dhe Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë janë shtyrë.

Sipas FSHF, ndeshjet janë shtyrë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Bëhet fjalë për takimin mes Kastriotit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 17-të. Skënderbeu-Dinamo ishte parashikuar të luhej në orën 17:00, sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje.

Lini një Përgjigje