TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 16:53

U godit me shishe në fytyrë, Tefik Osmani: Nuk e prish tifozërinë e Erzenit sjellja e një tifozi, e kam marrë parasysh që kur kam nisur të jetoj me futbollin

Shkruar nga Pamfleti

U godit me shishe në fytyrë, Tefik Osmani: Nuk e prish

Drejtori sportiv i Vllaznisës, Tefik Osmani, ka reaguar pas incidentit në takimin që shkodranët zhvilluan ndaj Erzenit.

Gjatë festës së golit të Vllaznisë, në stolin e kuqebluve fluturoi një shishe, e cila goditi Tefik Osmanin në fytyrë.

Kjo gjë bëri që Osmani të binte në tokë, teksa reagimet nga stoli në drejtim të tifozëve që ndodheshin në tribunë nuk munguan.

Pas ndeshjes, Osmani foli shkurtimisht për “Panoramasport” teksa tha:

Jam mirë, nuk kam ndonjë gjë të rëndë. E kam marrë parasysh që kur kam nisur të jetoj me futbollin edhe ndonjë situatë si kjo.

Jam i lumtur që morëm një fitore të merituar. Nuk e prish tifozerinë e Erzenit sjellja e një tifozi, ndaj nuk mund ta përgjithësoj rastin”, përfundoi ai.

tefik osmani drejtori sportiv i vllaznisë

Lini një Përgjigje