
Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan sot në pistën e Jasna, në Sllovaki. Skiatorja shqiptare Lara Kolturi ishte sërish protagoniste, këtë herë në garën e sllallomit gjigand, ku u klasifikua në vendin e 13.
Një tjetër garë e mirë për skiatoren 17-vjeçare (italiane, por me nënshtetësi shqiptare), që këtë sezon po hyn sistematikisht në “top-20” e më të mirave thuajse në çdo garë.
Pas zbritjes së parë, Kolturi dha kohën 1’13”83, ndërsa pas zbritjes së dytë dha kohën 1’10”42. Në total, pas dy zbritjeve, Lara Kolturi dha kohën e përgjithshme 2’24”25, duke u renditur në vendin e 13.
Edhe në këtë garë, skiatorja shqitare la gjurmë me paraqitjen e saj, duke konfirmuar se garat e sllallomit janë specialiteti i saj. Ky është sezoni i dytë për Lara Kolturin në garat e Kupës së Botës, por këtë vit ka grumbulluar shumë më tepër pikë.
Në total, Kolturi ka grumbulluar 127 pikë në garat e Kupës së Botës dhe renditet në vendin e 38 në botë. Pikët e saj janë grumbulluar në garat e sllallomit (70) dhe sllallomit gjigant (57).
Ditën e nesërme, Lara do të jetë përsëri në garë në Jasna, por këtë herë në disiplinën e Slallomit. Lara po “abonohet” keshtu me top 15 dhe konsolidon pozicionin e saj në renditjen e pergjithshme dhe përligj çdo garë e më shumë parashikimet si një talent i Skive Botërore, pasi vlen të theksohet mosha e saj vetëm 17 vjeç.
Lini një Përgjigje