
Nis me fitore debutimi i Daniele De Rosit në drejtimin e skuadrës së Romës.
Pas dy humbjeve dhe një barazimi të marrë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, verdhekuqtë janë kthyer te fitorja pasi kanë mundur 2-1 Veronën në shtëpi.
Ndeshja e vlefshme për javën e 21 të Serisë A u zhbllokua në minutën e 19 nga Romelu Lukaku, me verdhekuqtë që dyfishuan avantazhin në minutën e 25 me Lorenco Pelegrinin.
Në minutën e 64, Verona shpërdoroi një rast të artë për të ngushtuar diferencën pas një penalltie të akorduar nga arbitri për një prekje të topit me dorë nga Lorente në zonën e rreptësisë.
Te pika e bardhë u paraqit Milan Gjuriçiç, i cili u tregua i pasaktë.
Megjithatë, Verona nuk u dorëzua dhe heshti “Olimpico-n” në minutën e 76 me një gol spektakolar të Folorunsjo, i ndihmuar nga një pozicionim i gabuar i portierit Rui Patricio.
Gjithsesi, Roma arriti të mbronte avantazhin deri në fund mori 3 pikët e arta.
Lini një Përgjigje