TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 19:06

Laçi tregohet i madh, kurbinasit mposhtin Partizanin në kryeqytet, Mirel Josa mbetet “makthi” i Orges Shehit

Shkruar nga Pamfleti

Laçi tregohet i madh, kurbinasit mposhtin Partizanin në kryeqytet,

Partizani ka lënë pikë të rëndësishme në luftën për pozicionet në “Final 4’ të këtij kampionati, pasi është befasuar në shtëpi nga Laçi. Orges Shehi ka pësuar humbjen e parë në drejtimin e të kuqve në ndeshje zyrtare, duke u mundur në shtëpi me përmbysje nga kurbinasit me shifrat 2-1 në shtëpi në minutat shtesë.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 12. Mensah ia doli të mposhtë portierin Dajsinani, pas një koordinimi perfekt me kokë. Kurbinasit u përpoqën të reagonin, por goditja e Melos u ndal nga “gardiani’ Qirko.

Të kuqtë “flirtuan” me golin në minutën e 41 me Murataj, por pa mundur dot të dyfishonin shifrat. Me rezultatin 1-0 u mbyllën 45 minutat e para, sakaq fraksioni i dytë ishte mjaft interesant.

Brenda pak minutash Arinaldo Rrapi pati dy shanse të mira. Të besuarit e Mirel Josës barazuan shifrat vetëm 7 minuta nga fundi, me Sobuale. Përmbysja erdhi në fund me Tresën.  Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 35 pikë. Ndeshja e radhës për të besuarit e Orges Shehit është ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Në krahun tjetër, Laçi renditet në vendin e pestë me 25 pikë dhe do të përballet me Teutën në shtëpi.

laçi partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje